fbpx

A ekziston mafia shqiptare në Finlandë? Policia raporton statistikat

Gazeta e përditshme finlandeze Helsinki Sanomat i kushtoi të dielën një raport special krimit të organizuar në Finlandë. Pas goditjeve të ashpra që kanë marre grupet kriminale vendase, policia po shikon me shqetësim se kush janë grupet e tjera që duan të marrin një rol më të madh në aktivitetet kriminale fitimprurëse. Në vitin 2015, sipas një studimi të Project Syndicate, fitimet nga krimi vlerësoheshin në 340 milionë Euro për Finlandën.

Prej vitesh, sipas gazetës, policia është shqetësuar për rastet e drogës me autorë shqiptarë. Byroja Kombëtare e Hetimit (KRP) i trajton grupet shqiptare si krim të organizuar, por marrëdhënia dhe hierarkia e komandës së tyre është e paqartë, sipas departamentit të inteligjencës të KRP.

Kjo ka të bëjë me faktin se grupet funksionojnë në mënyrë të pavarur. Sipas inteligjencës policore, skenari më i keq mund të jetë se kemi të bëjmë me aktivitete të mafies shqiptare në Finlandë ose, e thënë ndryshe, me rrjete të lidhura me mafian.

“Ne e dimë se shqiptarët po veprojnë si mafia. Sidoqoftë, nuk mund të themi se mafia vepron në Finlandë. Mund të themi se ekziston krimi i organizuar shqiptar në Finlandë, dhe ai përqendrohet kryesisht në tregun e drogës, ”thotë Komisioneri i Krimeve Antti Hyyryläinen nga Departamenti i Inteligjencës i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Veprat e dyshuara të drogës me autorë shqiptare kanë përfunduar në statistikat e policisë vitet e fundit më shumë se, të themi, dhjetë vjet më parë, por rastet e dyshuara ishin më së shumti në vitin 2017.

Në një raport të publikuar nga policia është lehtësisht e dukshme se krimet e drogës me autorë të dyshuar shqiptarë janë rritur pas 2013, por në të shumtën e viteve ato mbeten më pak se 1 përqind e rasteve të kryera nga nacionalitetet e tjera.

Pavarësisht paragjykimeve që qarkullojnë për shqiptarët, – sidomos të përhapura nga disa pseudo përkthyes, që as shqip nuk dinë, – përqindja është pothuajse e papërfillshme në përqindjen e lartë të krimeve të kryera nga finlandezët, estonezët, rusët, kurdët, etj. Sa për krahasim po ofroj statistikat e policisë ndër vite, ku shkurtimet ALB janë për shqiptarët, FIN për finlandezët, EST për estonezët, Të tjerë janë për rusët, hollandezët, irakianët, etj.

2013/ ALB – 6 raste, FIN – 662, EST – 125, Të tjerë – 215

2014/ ALB – 3 raste, FIN – 670, EST – 48, Të tjerë – 233

2015/ ALB – 0 raste, FIN – 723, EST – 64, Të tjerë – 145

2016/ ALB – 9 raste, FIN – 780, EST – 40, Të tjerë – 194

2017/ ALB – 29 raste, FIN – 873, EST – 22, Të tjerë – 198

2018/ ALB – 7 raste, FIN – 836, EST – 35, Të tjerë – 169

2019/ ALB – 15 raste, FIN – 1111, EST – 35, Të tjerë – 169

2020/ ALB – 17 raste, FIN – 1157, EST – 66, Të tjerë – 168

2021/ ALB – 4 raste, FIN – 705, EST – 63, Të tjerë – 65

Aktivitetet e trafikantëve të drogës me prejardhje shqiptare nuk janë aq të lakmuara nga bota e nëndheshme e krimit në Finlandë. Gazeta HS thotë se një burim i tyre që ndoqi nga afër modelet e drogës nga periferia e botës së nëndheshme i përshkruan sasitë e drogës të shpërndara nga prejardhja shqiptare si të një madhësie të arsyeshme, por më shumë janë veprimë korrierësh sesa mafia.

Sipas tij, shqiptarët që veprojnë në Finlandë janë përpjekur t’u japin anëtarëve të bandave titujt e tyre si mafiozë, ndoshta në përpjekje për të rritur besueshmërinë e tyre. Për shembull, zbatimi në praktikë i ligjit të heshtjes, nuk ka qenë si mafia, vlerëson ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: