PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

76 kandidatë morën 0 vota. Dy janë këshilltarë rezervë

,

Disi e pabesueshme, por e vërtetë. Pas numërimit të votave 76 kandidatë rezultojnë pas asnjë votë. Tepër ironike, por i bie që edhe vetë kandidatët nuk kanë votuar për vetveten. Disa prej tyre u justifikuan se në këto zgjedhje nuk kanë punuar për vete, por për partinë e tyre. Ata kanë konkuruar në pjesë të ndryshme të vendit dhe kanë përfaqësuar forca të ndryshme politike.

Por, pavarësisht nga zero vota të marra, sistemi proporcional i ligjit zgjedhor finlandez i ka mundësuar dy kandidateve të Partisë së Qendrës që të jenë këshilltarë rezervë në qytetet e tyre. Aila Närvänen, një kandidate për Qendrën në Ruokolahti dhe Seija Ollikainen, një kandidate për Qendrën në Leppävirta.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *