PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

3 vjet burg dhe 13 mijë Euro gjobë. Nxënësi theu xhamat e shkollës

,

Një gjykatë finlandeze dënoi një fëmijë me një gjobë të majme për thyrjen e xhamave. 15-vjeçari ka thyer xhamat e 30 dritareve të një shkollë në qytetin e Lohjas në shtator të vitit të kaluar.

Çështja u dëgjua së fundmi në gjykatë dhe qyteti i Lohjas dhe kompania e sigurimeve po kërkojnë më shumë se 25 mijë euro dëmshpërblim nga i riu.

Akti kishte ndodhur gjatë kohës kur në shkollë po zhvillohej mësimi. I riu kishte shëtitur rreth ndërtesës së shkollës dhe kishte thyer xhamat një nga një. I riu tha se theu xhamat për të lehtësuar ankthin e tij.

Gjykata e Qarkut Länsi-Uusimaa e shpalli fajtor të riun për dëmtim të rëndë dhe e dënoi me tre muaj burgim me kusht.

Gjykata e rrethit vlerësoi se dëmshpërblimi duhet të rikonsiderohej, pasi i riu me probleme jetonte në një njësi për mbrojtjen e fëmijëve.

Gjykata e qarkut vlerësoi se shuma e dëmit të arsyeshme është gjysma e kërkesës, pra rreth 13 mijë euro.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *