fbpx

Vaksina kundër koronavirusit bën 9 miliarderë të rinj

Fitimet nga vaksinat kundër COVID-19, kanë ndihmuar që të paktën 9 persona të bëhen miliarderë, u tha të enjten nga një grup i një fushate, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “kontrollit monopolizues” të korporatave farmaceutike mbi teknologjinë e vaksinave, raporton AFP.

“Midis tyre, 9 miliarderë të rinj kanë pasuri të përbashkët prej 19.3 miliardë dollarë (15.8 miliardë euro), para këto të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë njerëzit në vendet me të ardhura të ulëta, 1.3 herë”, tha në një deklaratë Aleanca për Vaksinat e Popullit.

Përveç këtyre mega të pasurve të rinj, 8 miliarderë ekzistentë kanë parë pasurinë e tyre të rritet, bashkarisht për 32.2 miliardë dollarë, duke iu falënderuar shpërndarjes së vaksinave.

Kjo listë e miliarderëve të rinj, kryesohet nga CEO i Modernas Stephane Bancel dhe homologu i tij i BioNTech Ugur Sahin.

Tre miliarderë të rinj të tjerë, janë bashkëthemelues të kompanisë kineze të vaksinave, CanSino Biologics./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: