fbpx

Tronditet Norvegjia. 5 të vdekur dhe 2 të plagosur. Autori përdori hark dhe shigjeta

Disa persona janë vrarë dhe plagosur në një sulm në Kongsberg, pranë Oslos, Norvegjisë. Autori ishte i armatosur me hark dhe shigjeta dhe policia ka arrestuar personin. Policia njoftoi se i dyshuari është një shtetas danez 37-vjeçar që jeton në Kongsberg. Policia është e bindur se autori ka vepruar i vetëm.

Policia ka konfirmuar pas mesnate se pesë persona janë vrarë dhe dy janë plagosur. Njëri prej të plagosurve është një ish oficer policie. Të plagosurit janë në terapi intensive në spital, por nuk rrezikojnë vdekjen.

Nuk dihet nëse ka lidhje mes autorit dhe viktimave. Policia nuk komenton detaje lidhur me viktimat.

Asnjë informacion i mëtejshëm nuk jepet mbi llojin e harkut dhe shigjetave të përdorura nga autori. Bazuar në imazhet e dhëna në media nga dëshmitarët okularë, shigjetat ishin të gjata dhe të holla, shigjeta me fibra karboni. Policia do të zbulojë gjithashtu nëse personi kishte armë të tjera.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: