Rusia largohet nga EBU. Jashtë Eurovision dhe transmetimeve të aktiviteteve sportive

Kompania shtetërore ruse e televizionit dhe radios është larguar nga EBU, Unioni Evropian i Transmetuesve. Këtu bëjnë pjesë Radio Dom Ostankino, VGTRK dhe Channel One.

Arsyeja e largimit është vendimi i EBU për të përjashtuar këtë vit Rusinë nga festivali europian i këngës,  i njohur ndryshe si Eurovizioni.

EBU theksoi se Eurovizioni është mbi të gjitha një ngjarje kulturore që bashkon kombësi të ndryshme përmes muzikës dhe i gëzohet diversitetit.

Edhe para shpalljes së EBU, disa vende kishin sugjeruar që Rusia të përjashtohej nga konkurimi i këtij viti. YLE njoftoi publikisht se do të tërhiqej plotësisht nga konkurimi nëse Rusia lejohej të merrte pjesë. Një kërcënim i ngjashëm u bë më vonë nga Estonia.

Largimi ka pasoja, pasi Rusia nuk do të jetë më në gjendje të marrë pjesë në Eurovision Song Contest. Për më tepër, kanalet televizive ruse nuk mund të transmetojnë drejtpërdrejt aktivitete sportive përmes EBU.

Këtë vit, Eurovision Song Contest do të mbahet në Torino në maj. Përveç Rusisë, Bjellorusia nuk do të jetë në konkurim, pasi EBU e largoi në korrik transmetuesin publik bjellorus – BCTR nga bashkimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.