Koronavirusi rikthen kufizimet e ashpra në Europë. Të pavaksinuarit janë më të goditurit

Situata e koronavirusit në Europë ështe përkeqësuar ndjeshëm, sidomos në dy javët e fundit ku ka një rritje të shpejtë të rasteve me virusin e ri omicron. Austria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme me kufizime të rrepta, të ndjekur nga Sllovakia, Çekia dhe Hollanda, ndërsa Gjermania prej pesë ditësh ka vendosur një regjim të ri kufizimesh që prekin kryesisht dhe më fort të pavaksinuarit. Danimarka

Pas Belgjikës, edhe në Francë, klubet e natës do të mbyllen për katër javë nga e premtja, tha të hënën kryeministri Jean Castex. Qëllimi është parandalimi i përhapjes së infeksioneve me koronavirus, veçanërisht tek të rinjtë.

Pronarët e lokaleve të natës kanë reaguar tërbuar ndaj njoftimit të kryeministrit. Klubet e natës u mbyllën për pjesën më të madhe të dimrit dhe pranverës së kaluar përpara se të hapeshin në korrik.

Irlanda, gjithashtu, ka njoftuar se do të mbylllë klubet e natës duke filluar nga data 7 dhjetor deri në 9 janar.

Greqia ka miratuar nje ligj që e bën vaksinën të detyrueshme për 60 vjec e lart, ndërsa të pabindurit do të gjobiten 100 Euro në ditë pas 16 janarit.

Në Holandë, ushtarët janë thirrur për të ndihmuar spitalet pasi numri i infeksioneve koronare rritet dhe shtretërit e spitaleve janë mbushur plot. Spitali në Utrecht ka hapur një njësi të re trajtimi për të pritur pacientët koronar me ndihmën e 50 ushtarëve me përvojë mjekësore.

Martin van Dijk, i cili koordinon ndihmën ushtarake, i thotë agjencisë së lajmeve AFP se forcat e armatosura po punojnë për të mbështetur spitalet holandeze, në mënyrë që asnjë spital të mos duhet t’i mohojë askujt trajtimin.

Sipas të dhënave të fundit, në spital janë mbi 2100 pacientë koronar. Njerëzit me korona përdorin rreth 59 përqind të të gjithë shtretërve të kujdesit intensiv.

Pothuajse të gjitha vendet kanë kufizime për turistët e huaj dhe për zona të caktuara brenda tyre kur ka patur një shtim të rasteve. Protesta janë zhvilluar në një sërë vendesh kundër kufizimeve, por duket se po tërheqin gjithnjë e më pak vëmendjen e qytetarëve europianë, pasi pjesëmarrja ka rënë ndjeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: