PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

BE: Çertifikatat e vaksinave janë gati brenda 3 muajve

, ,

Çertifikatat e vaksinave te Bashkimit Evropian mund të jenë gati për t’u përdorur brenda tre muajve, kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë samitit virtual të liderëve të unionit.  Pasaporta e vaksinimit do të jetë funksionale për ata persona që kanë marrë dozën e vaksinës, kanë një test negativ PCR ose që tashmë kanë krijuar antitrupa.

E ndërsa shtetet jugore të Evropës sikundër Greqia dhe Spanja e mbështesin fort një ide të tillë, pasi do të ndihmonte në rimëkëmbjen e ekonomisë. Vendet e Evropës Veriore sikundër Gjermania janë skeptike nëse ky sistem do të funksiononte.

Ndërkohë në Greqi prej ditës së premte kanë nisur të jepen certifikata digjitale vaksinimi. Qytetarët që kanë marrë dy doza të vaksinës kanë të drejtë të tërheqin një certifikatë digjitale, për të cilën mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare të qeverisë.

Gati 40,000 certifikata të vaksinimit u lëshuan brenda 24 orëve nga fillimi i funksionimit të platformës ditën e premte. Greqia renditet në vendin e 12-të midis 27 vendeve të BE-së për sa i përket vaksinimeve për 100 banorë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *