fbpx

Biden arrin marrveshjen me kongresin. 1400 dollarë pagesa për qytetarët

Presidenti Biden ka rënë dakord të ndryshojë projektin e tij për shpërndarjen e parave për qytetarët amerikanë gjatë pandemisë. Ndryshimet do të prekin vetëm të pasurit, ndërsa të varfërit dhe ata me të ardhura të mesme do të perfitojnë pagesë stimuluese prej $ 1,400 nga fondi prej $ 1,9 trilionë dollarë i projektuar për lehtësimin e krizës se krijuar nga pandemia e koronavirusit

Sipas ndryshimeve të rëna dakord nga Biden dhe udhëheqja Demokratike e Senatit, individët që fitojnë nën 75,000 dollarë në vit dhe çiftet që fitojnë nën 150,000 dollarë do të merrnin gjithsesi 1,400 dollarë të plotë për person. Sidoqoftë, përfitimi do të zhdukej fare për individët që fitojnë më shumë se $ 80,000 në vit dhe çiftet që fitojnë më shumë se 160,000 $.

Kjo do të thotë se beqarët që bëjnë midis $ 80,000 dhe $ 100,000, si dhe çiftet që fitojnë midis $ 160,000 dhe $ 200,000, janë përjashtuar rishtas nga një përfitim i pjesshëm sipas planit të Biden. Ndryshimet u konfirmuan nga një ndihmës demokrat, i cili foli për Uashington Post, në kushte anonimiteti për të përshkruar diskutimet e brendshme. Vendimi do të votohet sot pasdite në kongresin amerikan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: